Kryefjala Logo

Muzikë live, alkool dhe fishekzjarre Zv/ministrit të financave nuk ja ndjen për masat Anti-Covid

28 Mars, 2021 | 4:15 am

Zv/ministri Financave, Besart Kadia i cili nuk ka shumë kohë që është vendosur në atë pozicion nga Kryeministri Rama, duket se nuk ja ndjen fare për situatën katastrofike që po kalon vendi për shkak të Covid-19.

Ai ka publikuar pa hezitim disa video nga një festë që ka marrë pjesë, ku nuk respektohet asnjë masë për parandalimin e përhapjes së Covid.

Festa i ka të gjitha, alkool, fishekzjarre, muzikë live, dhe cigare në ambiente të mbylla ku duhet theksuar se as kjo nuk lejohet.

Kryefjala.com kërkon që të dijë se a është ndëshkuar zoti Kadia për shkak të mos respektimit të masave nga policia?! Apo ai është i shtetit dhe nuk mund të marrë gjobë.

 

 

Të ngjashme