Meta: SPAK të hetojë vjedhjen e të dhënave personale nga e PS-së, është skandaloze!

1 vit më parë

Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me raportimet mediatike se PS po përdor për fushatë të dhëna personale të qytetarëve, në kundërshtim me ligjin.

Në një prononcim për gazetarët, Meta kërkoi nga institucionet e drejtësisë të fillojnë  hetimin e menjëhershëm për këtë ngjarje që e cilësoi “skandaloze”.

 “Jam sot këtu për të bërë publike kërkesën e institucionit të Presidentit të Republikës drejtuar SPAK dhe institucioneve të drejtësisë për të hetuar me shpejtësi ngjarjet më të fundit, skandaloze ato të keqpërdorimit dhe të vjedhjes nga ana e Partisë Socialiste në këtë lloj forme që ka ndodhur të të dhënave personale  të gjithë qytetarëve.Është një shkelje e papranueshme për të vendosur bazën e të dhënave personale të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që është e mbrojtur me ligj, në dispozicion vetëm të një force politike, të asaj të që ka pushtetin dhe që nuk pranon të lërë pushtetin dhe për këtë arsye përdor forma të tilla të poshtra përmes të cilave i bën presion qytetarëve shqiptarë, i keqpërdor të dhënat e tyre për qëllime sondazhi dhe intimidimi me qëllim frikësimin e tyre. Koha që shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë, tani fillon koha kur qeveritë që do të vijnë, jo kjo që ka ikur sepse vetëm shkel ligjin çdo vit, po  vjen koha kur qeveritë që do vijnë do kenë frikë nga populli”, tha Meta.

Meta u pyet nga gazetarët edhe lidhur me akuzat e kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit, pas grevës së kontrollorëve në Rinas qëndronte ai dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Nuk jam këtu për tu marrë me marrëzitë e një individi të certifikuar prej kohësh për çregullimet e tij.   Këto janë çmenduri që vetëm një i marrë mund ti thotë. Ashtu sikundër edhe lajmet që shpërndante vetë nëpër media ushtria kishte marrë kontrollin e kullës me qëllim frikësimin e qytetarëve dhe krijimin e një imazhi të papranueshëm për vendin. Shqiptarët kanë duruar 8 vjet marrëzi të tilla. Do të durojmë marrëzi të tjera edhe me intensitet më të lartë në ditët që vijnë por fundi i marrëzisë është 25 prilli”, u shpreh Meta nga Pogradeci.

Të ngjashme