Politike
Meta në deklaratë të jashtëzakonshme: Të bëhet hetim i fletëve të pavlefshme, të rinumërohet çdo votë
30 Prill, 2021 | 1:35 pm
Presidenti Ilir Meta ka kërkuar të numërohet dhe të rinumërohet çdo votë që është hedhur dhe të hetohet çdo votë e pavlefshme.
Në një konferencë shtypi para medieve, Meta tha: “Të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme. Një qytetar që nuk ka shkuar të votojë s’ka të drejtë të kërkojë llogari, por një qytetar që ka ndenjur me orë në radhë dhe ajo të dalë e pavlefshme për shkak të kalkulimeve të cilido, kjo është e pafalshme dhe nuk duhet të ndodhë më.
Me pamje filmike duhet parë si janë bërë të pavlefshme sepse nuk ka statistikë në botë që të shpjegojë këtë rekord pavlefshmërie. Mund të lëvizin shumë mandate këtu.
Ne duhet të mbajmë vëmendjen këtu. Unë e mbaj fjalën që në 24 korrik 2022 këtu do ta mbajmë konferencën e fundit. Të numërohet dhe të rinumohërohet çdo votë që është hedhur!” theksoi Presidenti.