Politike
Mero Baze shfrenon fantazinë: Ambasadorët e huaj më kanë thënë se Luli ka frikë se e vret Berisha
11 Qershor, 2021 | 6:18 pm
Gazetari Mero Baze ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi dhe është shprehur se në takimet që ai bën me ambasadorët e huaj ata shprehen se Luli ka frikë nga presionet që merr nga Berisha dhe se mund ta vrasin.
Baze: Ambasadorët kur të thërrasin për kafe të pyesin për zhvillimet, nga mënyra se si të flasin për partinë demokratike i qajnë hallin Lulzim Bashës se nuk ka ccfarë i bën Sali Berishës.
Këtë mund ta citoj publikisht se e thonë të gjithë, ai nuk ka cfarë i bën atij se i bën presion e mund ta vrasin.
Ju kujtojmë se Mero Baze është dënuar vetëm para pak ditësh me vendim gjykate për shpife dhe se duhet të përgjënjeshtrojë lajmin e publikuar më parë me një artikull në gazetën e tij.