Kryefjala Logo

Luljeta Bozo/ Prurja e re, komuniste e vjetër (VIDEO)

6 Mars, 2021 | 10:25 pm

Kryeministri Edi Rama njoftoi para disa ditësh se prurja më e re në listat e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit do të ishte arkitektja e njohur Luljeta Bozo.

Vetëm një ditë para se Bozo të prezantohen si një nga kandidatet për deputete në radhët e PS-së, Vasilika Hysi dha dorëheqje duke u shprehur se do t’u hapte rrugë “kalamajve”, çka u bë objekt ironie në internet.

Por, prurja e re e Ramës nuk është gjë tjetër veçse një komuniste e vjetër. Më poshtë zoom.al po poston një video nga momenti që është propozuar ndryshimi i emrit të partisë Komuniste në Socialiste dhe në sallën e delegatëve komunistë duket qartë që ka qenë edhe zonja Bozo.

Këto pamje natyrisht ia prishin skenarin Edi Ramës. Pas, ndryshe nga sa Rama po përpiqet që ta shesë atë si një figurë të njohur të shoqërisë që zgjedh të futet radhët e PS-së, ajo rezulton se ka qenë në PS që në fillesat e kësaj partie, kur Rama as nuk mund ta mendonte që do të ishte kryetar i saj. ©Zoom.al

Të ngjashme