Kryefjala Logo

Live/ Lul Basha nuk flet në foltore, refuzon të ngrihet nga karrigia pa prezencën e Kryeministrit Rama, kërkohet pezullimi i seancës

16 Shtator, 2021 | 4:21 pm

Në seancën e sotme parlamentare teksa rradha për te folur në foltoren e Kuvendit I e’rdhi kryedemokrati Lulëzim Basha, ky i fundit ka refuzuar të mbajë fjalimin e tij duke kërkuar që më parë të jetë kryeministri prezent në sallë.

Sipas njoftimit të bërë nga Kryetarja e Parlamentit, Rama mungon për shkak të një angazhimi shumë të rëndësishëm për motive pune. Tritan Shehu por dhe kryetari i grupit parlamentar të PD kanë kërkuar pezullimin e seancës për shkak të mungesës së kryeministrit.

“Ka folur mbi dy orë, ka detyrimin të qëndrojë e të na degjojë”- janë shprehur deputetët e PD. Tritan Shehu i kërkoi kryetares “Lajmëroni Kryeministrin të vijë, se nuk bëhet kështu”.

Të ngjashme