Kryefjala Logo

Kryeministri pritet me protesta në Elbasan/ “Rama ik, o qen bir qeni” (VIDEO)

14 Mars, 2021 | 12:24 pm

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Elbasanit me rastin e Ditës së Verës, pak minuta pasi kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në këto pamje të siguruara nga korrespondenti i gazetës “Panorama” shfaqen momentet e para kur kreu i qeverisë mbërrin në sheshin kryesor të qytetit.

Nuk kanë munguar as protestat, ku një grup militantësh të opozitës nuk e kanë pritur mirë vizitën e tij, duke thirrur në kohë fjalët “Rama ik!”,  “Zhduku”, “Plehra” apo “qen bir qeni”.

Një numër i lartë qytetarësh janë mbledhur për të festuar Ditën e Verës në Elbasan, ndonëse situata me pandeminë në vendin tonë vijon të jetë e rënduar.

Të ngjashme