Kryefjala Logo

Kryemadhi: Lefter Koka më ka kërkuar që të mos flas kundër incerenatorëve

3 Mars, 2021 | 11:43 pm

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në ‘Opinion’ duke folur për denoncimin e fortë të bërë në mesditë, ka treguar se kur është njohur për herë të parë me çështjen e incineratorëve.

Ajo tha se ajo dhe partia që drejton është njohur me çështjen në vitin 2017 dhe se qëndrimi i kësaj force politike ka qenë gjithmonë kundër incerenatorëve.

‘Çështja e incineratorëve për Monika Kryemadhin dhe LSI-në është bërë publike dhe e njohur diku rreth nëntor-dhjetor 2017. Asnjëri nga ne jo vetëm që nuk ka pasur dijeni për një gjë të tillë, por edhe ministrat e tjerë që kanë qenë në qeveri, qoftë zoti Panariti, Klajda Gjosha, apo Sokol Dervishi dhe më pas Petrit Vasili që ka qenë ministër Drejtësie. Ka një letër të Vasilit që i drejton Këshillit të Qarkut, Bashkisë Fier. Unë nuk kam qenë kryetare e LSI në atë kohë, por po flas për zotin Vasili, i cili ka bërë një letër Këshillit Bashkiak të Fierit që kërkonte për incineratorin e Fierit, bashkëbisedim me grupet e interesit. Pra me qytetarët. Unë për herë parë kam dëgjuar kryetarin e partisë për këtë çështje dhe i kam thënë që ti e di shumë mirë qëndrimin tim për mjedisin dhe mbetjeve. Problemi qëndron se çfarë ka qenë zoti Koka ministër i Mjedisit apo çfarë ka dosja këtu. Për çështjen e incineratorit, Koka më ka kërkuar që të mos flisja kundër, por i kam thënë që nuk mundem. Ai thoshte që incineratorët janë më mjedisorë se landifillet’.

Të ngjashme