Politike
Kryemadhi i përgjigjet Edi Ramës: Vallëzonte si balerinë, kishte marrë zanatin e belly dancer-it. Njëri me sëmundje psikike
10 Mars, 2021 | 6:30 pm
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një komunikim për mediat i është përgjigjur deklaratave të bërë nga Edi Rama ditët e fundit në drejtim të LSI-së.
Ku ditën e sonte ka bullizuar kundërshtarët që do të ketë më 25 prill me anë të fotove.
Ajo shprehet se këtë komunikim do ta kishte bërë që dje, por për shkak të një fatkeqësie ku Eno Lacco, koordinator i LSI-së në Durrës ndërroi jetë, Monika ka qenë e angazhuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Deklarata e Plotë e saj:
Do të dëshiroja që këtë komunikim me qytetarët shqiptarë ta bëja disa orë më parë, menjëherë pas fjalimit disfatues dhe të dhimbshëm të kryeministrit në ikje Edi Rama, por për shkak të një fatkeqësie që ndodhi, të vdekjes së shokut tonë Eno Laço, unë isha e detyruar dhe kisha obligim moral dhe njerëzor për të zhvilluar ceremoninë mortore të tij dhe për t’u përshëndetur për herë të fundit. Sepse Eno ishte miku ynë që në themelimin e LSI-së, por që nuk mundi t’ia dilte sot, duke lënë jetimë 3 fëmijët e tij, të cilët do ta ndjejnë mungesën e tij, por dhe ne do ta ndjejmë mungesën e tij.
Tashmë do t’i përgjigjem Edi Ramës. Edi Rama që sot shfrynte e turfullonte dhe shkumëzonte nga inati. Nga inati sepse përfaqësonte një listë humbëse dhe kishte përballë listën fituese. Kishte përballë listën fituese, listën e opozitës. Atë listë të cilën prej më shumë se 2 vitesh tentoi ta blinte, e kërcënoi, e shantazhoi, por nuk e mundi dot. Sot shikonim Edi Ramën që si balerin vallëzonte i vetëm në bunkerin e tij dhe kishte marrë zanatin e belly dancer-it. Por e garantoj dhe e siguroj që më 25 prill, as qafën nuk ka për të lëvizur dot, e jo më belin.
Tani po i kujtoj për garimin dhe konkurrencën e tij të madhe që bënte midis figurave të tij dhe figurave të opozitës. Si gjithmonë një njeri i cili ka probleme psikike, e gjen gjithmonë ilaçin për sëmundjet e veta, duke bullizuar apo duke intimiduar të tjerët. Por harron se çfarë përfaqëson vetë. Me qenë se e nisi me “star-in” e pandemisë, Ogerta Manastirliun, të cilën e njoh shumë mirë, por që pseudonimin vetë Edi Rama ja ka vendosur luleshtrydhe dhe ai e di shumë mirë sesi e përdor luleshtrydhen. I them që pyet qytetarët shqiptarë që vazhdojnë dhe sot e paguajnë fatura mbi 3 mijë euro për ilaçet e Covid-it. Vazhdo dhe pyet mjekët dhe infermierët në spital sesi e kanë të pamundur për t’i shërbyer qytetarëve dhe i ka futur në hasmëri me pacientët. Sesi për herë të parë jo vetëm në tranzicion, por në të gjithë historinë e saj, shëndetësia shqiptare është në disfatën më të madhe që ka kaluar. Edhe në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri, që ishim një vend totalisht feudal, nuk ka pasur shëndetësi kaq të rrënuar dhe të shkatërruar.
Për të vazhduar me njëshin e tij të sistemit të drejtësisë, Etilda Gjonajn. Harroi që deri dje kishim njësh Fatmir Xhafajn dhe sot e kemi 23-shin, por nxori Etildën. Le të na shpjegojë lidhjet e saj me lojërat e fatit, se ajo dhe familja e saj e dinë shumë mirë. Dhe të na tregojë edhe për firmat e financuesve të bandave, të cilët i degdisi në Itali vetëm e vetëm që të mos merreshin në pyetje nga SPAK-u.
Për të vazhduar me Belinda Ballukun, për lidhjet e saj me Fushë-Krujën, aeroportet dhe me kaçatorrët që ulen dhe ngrihen në aeroport. Dhe për të mos çuar më tutje për Evis Kushin, e cila po e çon arsimin shqiptar drejt tjetërsimit të gjuhës shqipe. E them këtë, sepse ne jemi shumë të qartë dhe të kthjellët, që arsimi shqiptar, është arsimi për të cilin fëmijët e shqiptarëve nuk kanë nevojë të mësojnë asnjë gjuhe tjetër përveç gjuhës shqipe dhe gjuhëve, të cilat janë të miratuara me Konventën Europian që është shumë e thjeshtë, anglisht italisht, frëngjisht, gjermanisht. Dhe jo për të futur të detyrueshëm gjuhën e njeriut të cilit ia lëviz fijet siç i do ai vetë. E them këtë sepse Edi Rama e di shumë mirë që shumë shpejt arsimi shqiptar nuk mund të jetë peng e strukturave a identitet të lindjes së largët. Pse lista e Edi Ramës është listë humbëse? Shumë qartë. Sepse Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një humbës i cili e ka shkruar fundin e tij më 25 prill. Edi Rama rriti shqiptarëve taksat, taksat mbi rrogat edhe për ata pak njerëz që kishim ekonomi. Edi Rama rriti çmimin e energjisë elektrike, rriti çmimin e bukës. Edi Rama ou vuri para në parkingjet e rrugëve të Tiranës të cilët paguhen nga 4-5 herë nga qytetarët e Tiranës. Edhe pse dëgjojmë sesi ngërdheshet, çirret, fshihet lali Eri pas taksave të qytetarëve të Edi Ramës. Edi Rama iu rriti çmimin e ujit shqiptarëve bashkë me lali Erin. Edi Rama iu rriti taksat e pastrimit shqiptarëve dhe paratë rytbe shkojnë për inceneratorët. Edi Rama grabit xhepat e shqiptarëve për të pasuruar veten e tij. Edi Rama ka një problem shumë të madh sepse Edi Rama shkatërron prodhimet e fermerëve të cilët hedhin në kanal domatet, specat, lakrat.
Sepse Edi Rama krijon importin dhe hap hapësira pafund për oligarkët e tij që ti importojnë produktet nga jashtë dhe shkatërron dhe denigron fermerin shqiptar. Edi Rama ka frikë nga lista e LSI sepse lista e LSI është lista e socialistëve të vërtetë. Ndërsa Edi Rama nuk ka më asnjë socialist në listën e tij. Dhe ata pak që kishte, i sekterisi, i largoi, i përdori, i shfrytëzoi, i dhunoi i fyeu dhe më pas tha nuk ju dua. Edi Rama ka frikë nga lista e LSI sepse ka frikë nga vendet e reja të punës që LSI krijon për të rinjtë. Ka frikë nga arsimi që LSI do t’ju japë hapësira për të pasur një arsim më të mirë dhe cilësor për të rinjtë dhe fëmijët e shqiptarëve. Ka frikë nga shëndetësia cilësore që do t’ju ofrohet qytetarëve shqiptarë. Ka frikë nga LSI, sepse nuk bën dot kompromis me të, nuk gjen dot pikë të përbashkët me të. Sepse janë dy qëndrime të ndryshme.
Ka një qëndrim kundër oligarkëve, të cilët grabisin qytetarët shqiptarë, ka një qëndrim të qartë kundër inceneratorëve të Edi Ramës, i cili grabit xhepat e shqiptarëve për t’ia dhënë të blerëve të tij. Ka një qëndrim kundër LSI largimit, të të rinjve, shpopullimit sepse Edi Ramës i duhen njerëz që nuk dëgjojnë, që nuk kuptojnë, nuk i duhen shqiptarët, të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri që të votojnë kundër tij dhe do që tij largojë. Dhe ne do ti kthejmë dhe do ti kthejmë të gjithë. Ka një qëndrim LSI kundër krimit dhe kundër varfërisë sepse sot krimi është rritur në Shqipëri për shkak të varfërisë së popullit shqiptar. Varfëroi denigroi dhe pastaj merri peng në mekanizëm të cilët përdoren nga bandat e krimit. Edi Rama ka një problem shimë të madh me LSI. Sepse Edi Rama nuk mund të tjetërsojë vullnetin e të rinjve shqiptarë. Dhe normal që shkumëzon për listat e opozitës dhe të LSI. Sepse Edi Rama nuk ka cfarë të thotë për LSI. Ai e di shumë mirë që goli i 25 prillit nuk është goli i LSI por është goli i popullit shqiptar. Është një gol që nuk bëhet as ofsite, as me penallti, as me arbitër të blerë dhe as me stadium bosh, por është një gol që do të bëhet nga porta në portë, qe ti nuk ke për ta kuptuar kurrë Edi Rama se socialistët janë ata që do të bëjnë golin më të madha që nuk ta ka bërë askush në jetën tënde.
Për belidencin që vallëzonte sot si një çingije e beu të Lushnjes në fillimin ‘Koncert në vitin 1936’, nuk më ngelet gjë tjetër që ti them: data jote e skadencës është 25 prilli, rruga jote deri në 25 prill është shumë e thjeshtë, duke pasur të gjitha tv rreth teje, policinë, prokurorinë, SPAK, OFL, çdo gjë, por vetëm një gjë nuk ke me vete. Nuk ke me vete popullin shqiptar, nuk me vete, të rinjtë, të rejat, gratë, burrat, pensionistët, nuk i ke Edi Rama sepse i ke gënjyer, mashtruar. Ke 8 vite që i gënjen, në 8 vjet mbi 600 mijë pensionistë nuk ua ke rritur asnjë lek pensionin, përkundrazi u janë shtuar faturat e ilaçeve që janë më të shtrenjta se asnjëherë. Ke mashtruar rininë shqiptare, ku ju the do të hapim 300 mijë vende pune, përkundrazi i ngrite me plaçka në krah dhe i degdise në emigracion.
Mashtrove me shëndetësisë, se the shëndetësi falas, bërë shëndetësinë më të shtrenjtë në Europë. Mashtrove mësuesit, the që depolitizojmë shkollën, por përkundrazi ktheve në mercenarë, militantë që nuk ishin gjë tjetër veç militantë që vetëm bëjnë like e share statuseve tua. Mashtrove policinë që i degdise rrugëve me paga qesharake përballë krimit. Mashtrove ushtrinë. Mashtrove NATO, i the që do të rris buxhetin, por përkundrazi e ule buxhetin e ushtrisë dhe nuk jemi asnjëherë dinjitozë dhe të barabartë si të gjithë vendet e NATO-s.
Mashtrove këdo Edi Rama, mashtrove dhe familjen tënde duke thënë se jam burrë i mirë, por ti nuk je gjë tjetër, je vetëm një burrë, i cili nuk ka më kthim mbrapa dhe do të ngelesh një humbës, një humbës i cili në memorien e shqiptarëve do të mbahesh mend, si njeriu që shkatërroi ata, sekterisi shqiptarët. Por do të mbahesh mend edhe si njeriu që shqiptarët e tërhoqën zvarrë pas 25 prillit. Me votë Edi Rama, se për gjërat e tjera s’ta bëjmë dot nderin që ti japim fund të menjëhershëm tmerrit që të pret.