Politike
Kreshnik Çollaku takim me gratë e Matit: Asnjë betejë nuk fitohet pa bekimin e nënave
23 Prill, 2021 | 12:26 pm
Dhjetra gra dhe vajza janë mbledhur në Mat në mbështetje të kandidatit për qarkun e Dibrës Kreshnik Çollaku.
Gjatë takimit ka treguar një anë tjetër të tij pikën më dobët që është nëna.
“Asnje betejë nuk fitohet pa bekimin e nënave, parajsa ndodhet në këmbët e saj” ka thënë Çollaku gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Mat.
Sipas tij gjinisë femërore nuk i është dhënë vëmëndja që meriton si në raport me punësimin por edhe në aspekte të tjera të jetës duke ngelur grupi më i diskriminuar i shoqërisë.
Gjithashtu kandidati i PD nuk ka lënë jashtë vëmëndjes edhe kërkesën e tij në këto moment të vështira që po kalon vendi ku shpëtimi vjen vetëm me votim masiv për të sjell ndryshimin.
Rrethi i Matit është vendi me ekonominë më të dobët i cila në gjithë këto vitë të qeverisjes Rama nuk ka përfituar asnjë investim. Duke mbetur në kërkesat minimale të ujit të pijshëm drita dhe infrastrukturë.
Kreshnik Çollaku është kandidat i Partisë Demokratike në qarkun Dibër, dhe përkon me nr 2 në listën e kandidatëve.