Politike
Klajda Gjosha: Biznesi sot mbijeton trishtueshëm. Kthehemi në normalitet pas 25 prillit
3 Mars, 2021 | 5:41 pm
Ish ministra, Klajda Gjosha ka qenë ditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit ku ka vizituar disa biznese të vogla dhe kanë diskutuar mbi problemet me të cilat ato ndeshej çdo ditë.
Ajo shprehet se biznesi mbijeton në një klimë sa të trishtuar aq edhe të pashpresë! I goditur nga taksat e larta vendore dhe qendrore, i goditur nga inspektoriatet e gjobë vënësit e përditshëm që nuk i lejojnë as të marrin frymë.
Statusi i saj i plotë:
Sot në Komunën e Parisit, ku vizitova disa biznese të vogla dhe diskutova mbi problemet me të cilat ndeshen çdo ditë! Sot biznesi mbijeton në një klimë sa të trishtuar aq edhe të pashpresë! I goditur nga taksat e larta vendore dhe qëndrore, i goditur nga inspektoriatet e gjobë vënësit e përditshëm që nuk i lejojnë as të marrin frymë. 25 Prilli është dita e rikthimit në normalitet, dita e shpresës dhe e mbështetjes ndaj biznesit dhe qytetarëve. Të gjithë bashkë për ndryshimin!