Kryefjala Logo

Klajda Gjosha: Biznesi ka frikë kur u trokasim sepse u vihen gjoba pas ikjes sonë

15 Mars, 2021 | 10:22 pm

Lëvizja Socialiste për Integrim ka konstatuar raste të shumta presioni ndaj elektoratit, të cilat kandidatja e saj për deputete në Tiranë, Klajda Gjosha, thotë se do t’ua paraqesë organeve përkatëse.

Gjosha tha gjatë emisionit “Ilva Now” në Euronews Albania se prej muajsh ka qenë në terren dhe se ka konstatuar “presion të madh ndaj elektoratit” sidomos ndaj punonjësve të administratës publike dhe sipërmarrjes private.

“[Elektorati?] Janë të frikësuar, mund t’ju them fare qartë se kanë një presion të jashtëzakonshëm për humbjen e vendeve të punës, biznesi ka frikë kur i trokasim në derë sepse pas ikjes sonë mjafton vetëm një orë dhe do të kenë tatimet te dera,” – tha Gjosha.

E pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse këto janë raste konkrete, të evidentuara dhe denoncuara publikisht, Gjosha tha se LSI po bën listimin e të gjitha rasteve dhe do t’u paraqiten organeve përkatëse.

“Përdorimi i pushtetit është jashtëzakonisht shumë i madh për të futur frikën te qytetari. Janë me raste konkrete të gjitha takimet që kemi bërë, jemi duke bërë lisitmin e të gjitha rasteve dhe patjetër që do t’u dërgohen organeve kompetente,” – tha Gjosha.

Të ngjashme