Kryefjala Logo

Kandidati për kryetar të PD-së: Berisha të vazhdojë betejën nën emrin e vet, pa përfshirë PD

20 Maj, 2021 | 5:22 pm

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka reaguar pas vendimit të SHBA për të shpallur ish-kryeministrin Sali Berisha non grata. Kadilli shprehet se Berisha i ka të gjitha mundësitë të mbrohet dhe ta sqarojë këtë çështje privatisht pa përfshirë Partinë Demokratike. Ai shprehet se PD duhet të jetë e qartë në qëndrimin e saj ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë pa i kompromentuar marrëdhëniet me partnerin strategjik dhe mikun më të madh të Shqipërisë, SHBA.

“Lajmi i shpalljes së z. Berisha persona non grata nga Sekretari i Shtetit, ka provokuar shumë emocione, sidomos mes mbështetësve dhe atyre që kanë rrugëtuar në politikë krah tij. Në 30 vjetorin e vendosjes se marrdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ky vendim sjell shqetësim për të gjithë. Kujtoj ende imazhet e drejtuesve demokratë Berisha dhe Pashko, si të ftuar specialë të këtij momenti historik.

Sot, në një situate krejtësisht të përmbysur, Berisha i ka të gjitha mundësitë, synimet dhe etikën të mbrohet dhe ta sqarojë këtë çeshtje privatisht. Kam bindjen se ai do e shmangë PD nga përfshirja në këtë çështje të së djeshmes duke e marrë nën emrin e vet betejën finale për emrin dhe historinë.

Partia Demokratike, si partia e atyre që formuluan idetë politike dhe u frymëzuan nga zëri dhe ethosi amerikan, do të jetë dhe duhet të jetë e qartë në qëndrimin ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë, dhe nuk do t’i kompromentojë në asnjë rast marrdhëniet me partnerin strategjik dhe mikun më të madh të Shqipërisë”, shkruan Kadilli.

Të ngjashme