Kryefjala Logo

Jul Deda kundër Bashës, firmos për mbledhjen e Këshillit Kombëtar ku do të diskutohet për përjashtimin e Berishës

11 Tetor, 2021 | 1:42 pm

Julian Deda është një nga aktorët që ka dalë hapur në përkatësinë e tij politike teksa është dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ai gjithashtu do të kandidonte për deputet në një zonë humbëse të PD , por refuzoi pasi Basha e vendosi në fund të listës.

 

Deda ka qenë një ndër zërat që kritikoi kryetarin e Partisë Demokratike Lulëzim Bashën për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.


Shumë anëtarë të Partisë Demokratike kanë firmosur kërkesën për mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të diskutuar mbi vendimin e përjashtimit të Berishës, që sipas tyre është një vendim “nul”. Julian Deda gjithashtu ka postuar në rrjetin e tij social fletë-kërkesën për mbledhje .


Postimi i plotë

“Për një PD më të bashkuar, më të fortë, më të hapur” shkruan Basha në postimin e tij.

Sali Berisha po mbledh firmat për të thirrur Këshillin Kombëtar për të rrëzuar kështu vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD.

Kujtojmë që më herët kreu i PD ka thënë se nuk do të ketë mbledhje të Këshillit Kombëtar, dhe se nuk do të ketë grupe anti-amerikane.

Screenshot 5 18

Të ngjashme