Kryefjala Logo

Ish-ministri Saimir Tahiri prezent në përballjen e parë me Gjykatën e Lartë në përpjekje për të hedhur poshtë akuzat

28 Shtator, 2021 | 10:43 am

Sot në Gjykatën e Lartë do të mbahet seanca e parë e Saimir Tahiri pas një rekursi që ka bërë ish-ministri në organin më të lartë të drejtësisë kur udënua me 3 vitë shërbim prove. Ilir Panda do të jetë kryesues të kësaj dosje sëbashku me relatorët Sokol Sadushi dhe Ervin Pupe.

Tahiri është parë te jetë vetë prezent në Gjykatë ku është zotuar se do të ndjekë rastin e tij deri në fund për të provuar pafajsinë. Ai vite më parë dha dorëheqjen duke mos mbajtur më imunitetin dhe vendosi të përballej me drejtësine.

Saimir Tahiri ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë vetëm për ‘shpërdorim detyre’, akuzë që u konvertua në 3 vite shërbim prove, dhe teksa pritej të shpallej i pafajshëm nga Gjykata e Apelit me vendim të formës së prerë, kjo e fundit e ka kthyer sërish mbrapsht çështjen. Tashmë, ish-ministri do të vazhdojë betejën në Gjykatën e Lartë.

Të ngjashme