Kryefjala Logo

Ish-deputeti i PS-së: Edi Rama i urren shumë socialistët dhe vetë Partinë Socialiste

9 Mars, 2021 | 5:21 pm

Agostin Marku, ish deputet i PS-së në intervistën për gazetën “Telegraf” pohon se tashmë nuk ekziston më PS, sepse kryerilindasi Rama e ka shkërmoqur PS-në. Zoti Marku thotë se Rama na servis si suksese zhgaravinat si projekte studimi, PPP, por nuk ka bërë asgjë për mirëqënien e popullit dhe zhvillimin e vendit. Zoti Marku përmend të gjitha dështimet e qeverisjes 8 vjeçare, ndaj edhe pohon se ato janë argument që shqiptarët në 25 prill do ta largojnë përgjithmonë. Të besosh Edi Ramën dhe ta votosh se do mandatin e tretë që të përfundojë Reformën në Drejtësi do të thotë të vazhdodh të nënshtrohesh nga hajdutëria dhe harbutëria në këtë vend.

Ja intervista e plotë dhënë për telegraf.al: 

– Zoti Marku, a ekzistoj Partia Socialiste, forumet e saj, derisa kryetari i Partisë shpall kandidatët e Listës për deputet?

– Partia Socialiste ka kohë që ka pushuar se funksionuari. Fatkeqsisht misioni i këtij subjekti është zëvendësuar me marrëzitë e sektit rilindas. Forumet e PS nuk ekzistojnë prej kohësh. Ato kanë filluar të shkërmoqën nga kryerilindasi, që në vitin 2008 për t’i përshtatur me ndryshimet kushtetuese (antikushtetuese) kur në fakt ato ndryshime ndikuan në asimilimin e strukturave politike dhe rritjen e rolit të kryetarit. Misioni i kryerilindasit për të shkërmoqur PS filloi pikërisht në 2008 dhe e finalizoi në 2013. Kështu që në atë sekt gjithnjë po veprohet sipas skenarit të eliminimit të elitës pjesë- pjesë siç veproi në 2009, 2013, 2017 dhe goditjen e fundit do ja japë tani në 2021 atyre që i mbajti, jo se i donte, por se kishte nevojë të mbante gjallë frymën, sa për makiazh dhe tek socialistet të krijonte idenë që PS ekziston. Realiteti flet krejt ndryshe dhe tashme çdo socialist, pavarsisht se pak me vonesë, e ka kuptuar këtë djallzi të tij. Ndaj çdo shpallje e listës së kandidatëve për deputet nga Kryerilindasi është diçka që nuk përmban me lajm për socialistët e ndershëm.

“Partia Socialiste ka kohë që ka pushuar së funksionuari. Fatkeqsisht misioni i këtij subjekti është zëvendësuar me marrëzitë e sektit rilindas. Misioni i kryerilindasit për të shkërmoqur PS filloi pikërisht në 2008 dhe e finalizon në 2021..”

– Shikojmë, që shumë emra deputetësh, nga ata që emrat e tyre nuk janë përlyer në skandale e korrupsione, deklarojnë se nuk do jenë më kandidatë, për arsye t’u lenë vend të rinjve. Ju si mendoni? Ka prapaskena ndaj tyre, ka rinovim, kur shumë tjerë, që kanë një jetë deputetë vazhdojnë?

– Edi Rama i ka urryer dhe i urren më shumë se kushdo tjetër në këtë vend socialistët dhe vetë Partinë Socialiste. Ju thoni se ka disa emra deputetësh, nga ata që emrat e tyre nuk janë përlyer në skandale e korrupsione, që deklarojnë se nuk do jenë më kandidatë, për arsye t’u lenë vend të rinjve. Kjo është thjesht mbyllja e misionit të tyrë si makiazh socialist në sektin rilindas. Ata e dinë mjaft mirë nga socialistët kolegë të tyrë paraardhes për fatin e tyrë në ate sekt, ndaj kanë zgjedh një rrugë më të moderuar gjoja të vetëlargimit të tyrë. Aty të cilët vazhdojnë të qëndrojnë për vite e mandat me radhë janë ato të cilët dinë mirë të imitojnë njëshin. Madje edhe lëvizjet, ecjet, veshjen, jetën e përditshme mundohen ta realizojnë siç e pëlqen njëshi rilindas. Në ketë sekt nuk bëhet fjalë për rinovim apo alternim brezash, por për pragmatizëm të momentit. Për Edi Ramën subjekti politik që ka është thjesht një mjet që e ka kap fort për fyti për të arritur qëllimin, mbajtjen e pushtetit të vet personal.

“Të premtosh në 2021 qytetarëve drita dhe ujë 24 orë do të thotë se ky vend nuk qeveriset. Nuk i mjaftuan dy mandate për drita dhe ujë ndaj do edhe një mandat tjetër?! Si mund ta besojë Ramën populli?”

– Kryetari i Rilindjes, mundohet të ofrojnë disa emra që kanë reputacion, por nuk ka thënë asgjë çfarë do bëjë për mandat të tretë, përveç projekteve 3D dhe premtimeve për rritje rrogash? A mendoni se Rilindja Socialiste ka program politik?

– Kryetari i Rilindjes po vepron me listat ashtu sikur veproi PPSH në vitin 1991 me kandidimin e figurave nga organizatat e masave, për t’u ruajtur sa ishte e mundur nga konsumimi që kishte. Veprimi tij me rekrutimin dhe përpjekjen që të ofrojë disa emra që kanë reputacion tregon qartazi komsumimin e tij dhe ecën me parimin që e ka deklaruar vetë Ai që të KQK për të mundësuar në parlamentin e ardhshëm një grup që të bllokojë sa është e mundur mazhorancën e re në qeverisje. Kryeministri nuk ka thënë asgjë çfarë do bëjë për mandat të tretë, përveç projekteve 3D dhe premtimeve për rritje rrogash sepse mendon se do të ja hedh si në 2017. Pastaj me premtime dhe mos realizime po ecën nga 2013 që ka ardhur në pushtet. Çfarë programi politik mund të presesh nga një sekt, siç është ky që përfaqëson ky Kryeministër? Si mund të flasim për rritje rrogash kur realisht nuk ka as një përputhje me treguesit tjerë dhe për rrjedhojë rritja e rrogave sa do dhe si mund të bëhet nuk ka efekt me këtë inflacion që ekziston në treguesit ekonomik përgjatë qeverisjes së tij tetëvjeçarë. Si mund të synojë një Kryeministër, që ka qeverisur dy mandate, të marrë një të tretë, kur akoma nuk ka qënë në gjendje të ligjërojë një minimum jetik, nga ku nisin detyrimet dhe politikat e qeverisjes. Si mundet ky kryeministër të kërkojë të marrë mandatin e tretë, kur Shqipëria që Ai qeveris prej të paktën tetë vite radhazi është i vetmi vend në Europë që nuk ka zyrtarisht një minimumin jetik të popullsisë? Nga studimet e eksperteve të ekonomisë dhe vlerësimet e Bankës Botërore, rezulton se afro 40 për qind e popullsisë Shqiptarë jetojnë në kufirin e minimumit jetik. Dhe pikërisht kjo qeveri nuk e studioi minimumin jetik, për t’ju shmangur detyrimeve, që lindin nga skemat e kompensimit të varfërisë. Ky kryeministër që krenohet me skemat e ndihmës ekonomike dhe përkrahjes sociale, kur në fakt shpenzon aktualisht më pak se 10 për qind të GDP për këto skema të mbështetjes së varfërisë. Nëse qeveria do të njihte një minimum jetik, atëherë ajo duhej të miratonte shuma të mëdha nga buxheti për të kompensuar varfërinë, sic ndodh kudo në botë. Politikat mbrojtëse duhet të ishin të tilla, që çdo qytetar nën këtë minimum jetik duhet të merrte një kompensim nga shteti, ashtu si ndodh në vendet demokratike të botës. E them këtë, sepse ky popull duhet të ndërgjegjesohet se asnjë program politik apo ekonomik i çdo forcë politike nëqoftëse nuk realizon mundesinë e njohjes zyrtarisht të një minimum jetik është abuzues dhe pa përspektive.

– Këto ditë kryeministri Rama nga Lezha premtoi se e do mandatin e tretë që t’u garantojë qytetarëve drita dhe ujë 24 orë. A mund të jenë dritat dhe uji premtime për mandat të tretë qevesjeje, nga kryeministri që ka qeverisur 8 vjet?

– Të premtosh sot në 2021 qytetarëve të Shqipërisë drita dhe ujë 24 orë do të thotë se ky vend nuk është qeveris ashtu siç duhet. Nuk i mjaftuan dy mandate për drita dhe ujë ndaj do edhe një mandat tjetër! E habitshme dhe e pabesueshme! Si mund ta besojë ky popull? A nuk kishte gjithçka në dorë këto tetë vite ky kryeminister për të realizuar këtë premtim minimal? A nuk erdhi në pushtet edhe para tetë viteve me të njëjtin premtim dhe fondet buxhetore dhe taksat e shqiptarëve i adresojë drejt konçensioneve dhe oligarkisë?! Nuk la çfarë të premtojë Rama, përveç se të kalli friken për aq sa është e mundur për fondet e  akorduar për zhdukjen e pasojave të tërmetit dhe sa mundet për vaksinat anticovid gjë që besojë se shqiptarët nuk do ja besojnë edhe këto ndaj mbetet tek premtimet qesharake të ujit dhe dritave. A nuk konsumoi dy mandate nga 4 vite dhe për këto 8 vjet të shkuara bëri çfarë deshi dhe na premton tani vetëm 3D. Na serviri si sukses dhe shkarravinat e piktorit nga zyra e kryeministrit si projekte, studime, PPP e shumçka, por asgjë që i përket zhvillimit të këtij vendi dhe asgjë për popullin. A nuk qeverisi në dy mandate që i mori (të parin, pasi u ul pa pikën e moralit në gjunëj në darkën e ngjalës para Ilir Metës dhe të dytin pasi shëtiti me tepsi e timon) dhe na premtojë se do mbaronte vepra si: Shendetsi falas që në mandatin e parë; Sistem drejtësie të pa korruptuar, sepse erdhi me filozofinë se fajet nuk i ka individi, por sistemi në rastet korruptive; Punë të garantuar në administratë të depolitizuar, që në mandatin e parë (administrata është e mbushur jo me militantë të PS, sepse ato janë rrugësh, por me rrugeçëri dhe ordinerë me diploma të blera apo të fituara në universitete piramidë të mbyllura nga vetë Rilindja); Të ndërtojë të paktën edhe katër aeroporte, duke çmitizuar monopolin e të vetmit aeroport dhe në fakt bëri të kundërtën; Të ndërtojë disa porte, madje edhe portin më të madh në Mesdhe si dhe porte në brigjet shqiptare edhe për Kosovën e Maqedoninë e Veriut dhe asgjë; Të ndërtojë Marinën më të madhe në Europë dhe nuk bëri asgjë; Autostrada blu, është më e pakta që do të keni pati thënë; Nuk do të lihen më rrugët rrugëve si Rruga e Kombit, as Unazat Unazave pati thënë dhe ku jemi me rrugët si rasti i tenderit të Unazës së Tiranës; Varfërimi popullit nga 17% në nevojë ekstreme në vitin 2013 në 62% në vitin 2021; Borxhi nga 63.4 % në vitin 2013 në 89.9% në vitin 2021; Mbyllja e mijëra biznese gjatë përiudhës 2013 – 2021; Nga harbutëria e Ramës shteti ynë ka detyrime ndaj të tretëve si rezultat gjobave nga Arbitrazhi ndërkombëtar në mbi 450 milion Euro; Rënie të theksuar të investimeve në raport me vitin 2013. Ka dhënë me P.P.P mbi 3.3 miliardë Euro; Pensionet dhe pagat jo vetem nuk kanë rritje, por me vitin 2013 janë në minus në raport me indeksin e çmimit; Ka shkatrruar një pjesë të trashëgimisë kulturore si shembja Teatrit Kombëtar, etj dhe thjesht për interesa biznesi në shërbim të oligarkisë, etj, etj, ku në fakt mund të vazhdojmë me premtime të pa realizuara. Për më tepër kjo shikohet edhe nga mungesa e gatishmërisë së Rilindjes për të korrigjuar gabimet, madje me këmbënguljen kryeneçe për t’i prezantuar si suksese ato që janë dështime e sidomos shumë që janë më shumë si fasada se sa suksese. Pra ka tendencë të një autoritariteti të palejueshëm e qesharak deri ndaj mediave dhe opinionit publik. Nga Shqipëria po largohen shumë njerëz, profesionistë të zotë e sidomos brezi ri, pikërisht nga zhgënjimi dhe pasiguria. E shikoni se si Kryeministri në ikje jep përgjigje cinike, se ky është një proces që nuk mund ta ndalim, pasi edhe në vendet e tjera ndodh.

“Nga harbutëria e Ramës shteti ynë ka detyrime ndaj të tretëve si rezultat gjobave nga Arbitrazhi ndërkombëtar në mbi 450 milion Euro; Rënie të theksuar të investimeve në raport me vitin 2013. Ka dhënë me P.P.P mbi 3.3 miliardë Euro…”

– Sa i besueshëm është Rama, që premton se në mandatin e tretë do të përfundojë Reformën në Drejtësi, kur 8 vjet kishte shumicë absolute në Parlament dhe nuk e përfundoi, kur ai la Shqipërinë 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese?

– Nuk ka të bejë me çështje besimi në popull kjo, por me justifikimin për aq sa është e mundur që ta hajë kush është dritë shkurtër nga të tijët.Tashme njerëzit e dinë mjaft mirë dhe nuk mund ta heqin nga memoria premtimin e Edi Ramës në vitin 2013 për sistem drejtësie të pa korruptuar. Çfarë bëri në fakt? Përkundrazi e shkatërroi totalisht sistemin e drejtësisë, duke filluar nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe çdo mekanizem e strukturë në sistemin e drejtesisë. Mund të jemi i vetmi vend në botë me strukturë të sistemit të drejtesisë që nuk funksionon. A mund të funksionojë kështu demokracia dhe qeverisja demokratike? Kurrsesi jo. Na premtoka se në mandatin e tretë do të përfundojë Reformën në Drejtësi, kur edhe në ato raste kur faktori i brendshëm dhe ai ndërkombëtar kërkonte me forcë ngritjen e ndonjë strukturë kushtetuese në sistemin e drejtesisë, ka bërë të pamunderën që ta minojë dhe ja ka arritur në fakt. Të besosh Edi Ramën dhe ta votosh se do mandatin e tretë që të përfundojë Reformën në Drejtësi do të thotë të vazhdodh të nënshtrohesh nga hajdutëria dhe harbutëria në këtë vend. Kjo nuk mund të ndodhë në një popull që realisht edhe mund të jetë gënjyer nga të pabesët, por kurrsesi poshtëruar deri në këtë masë, sa që po synon të realizojë në të gjitha mjetet dhe format Kryerilandasi.

– Kujt i adresohet Raporti i DASH për 2020, kur thekson se pastrimi i parave të krimit në Shqipëri vjen nga shkalla e lartë e korrupsionit?

– Kujt tjetër, përveç se qeverisjes aktuale! Kush i ka sot të gjitha strukturat qeverisëse në të gjitha nivelet në Shqipëri? Rilindja e Kryeministrit Rama! Edhe për këtë raport si për çdo gjë tjetër Kryeministri aktual do të fajsojë të tjerë dhe kjo dihet por realisht shkalla e lartë e korrupsionit nuk mund të jetë nëqoftëse nuk merret me kurrupsion struktura qeverisëse. Pastrimi i parave të krimit në Shqipëri nuk mund të realizohet pa qënë bashkepunimi i ketyrë strukturave qëverisëse. Kështu që ky Raporti i DASH për 2020 jep mesazh të qartë dhe alarmant se në ketë vend kërkohet ndryshim i mdh. Ja çfarë paradoksi është. Nga njëra anë Raporti i DASH për 2020 jep alarm, kur thekson se pastrimi i parave të krimit në Shqipëri vjen nga shkalla e lartë e korrupsionit dhe nga ana tjetër Kryeministri në listat kandiduese për deputet shpalos mbi 70 % krerët e instutucioneve që në perceptimin e qytetarëve dhe organizmave ndërkombëtarë kanë shkallën më të lartë të korrupsionit. Dhe kërkon mandate përsëri!

– Derisa SPAK nuk dënoi krimin zgjedhor, madje ata që urdhëruan dhe zbatuan vjedhjen e votave janë sërish protagonistë në fushatën elektorale të 25 prillit, a mundoni se do të kemi proces Zgjedhor të lirë dhe vota nuk do preket e tjetërsohet, elektorati nuk do kërcënohet?

– Fakti që SPAK nuk dënoi krimin zgjedhor tregon qartazi se çdo strukturë në sistemin e drejtësisë për sa kohë do të qeverisë ky kryeministër nuk është e prodizpozuar të vendosë drejtësi, pasi metoda e punës së tij është të përdorë dhe perçundojë cilindo, që nuk ecën sipas asaj që i duhet po Kryeministrit aktual. Ata që urdhëruan dhe zbatuan vjedhjen e votave janë sërish protagonistë në fushatën elektorale të 25 prillit, sepse pa ata dhe me mënyrën si ka qeverisur këto tetë vitë nuk mund të marrë asnjë votë. Duke mbajtur gjallë këta, të cilët urdhëruan dhe zbatuan vjedhjen e votave synon që të ngjallë sado pak frikën tek një pjesë e elektoratit, që ta votojnë përsëri, sepse rezultati është i paracaktuar. Por jo e ka shumë gabim. Unë besoj se popull do të të marrë pjesë masivisht në votime dhe do të votojë kundra të korruptuerve, rrugacërisë dhe hajdutërisë. Vota në masë dhe plebishitarë për të ardhmen do të eleminojë çdo tentative për tjetërsim rezultati. Ndaj mendoj se vota nuk do të lejohet nga vetë qytetarët, që rë preket e tjetërsohet. Elektorati duhet dhe besoj së është ndërgjegjësuar për ndryshimin dhe një elektorat që është i ndërgjegjësuar për ndryshim nuk ka forcë dhe as strukturë kriminale që mund ta kërcënojë. Kështu që çdo synim ogurzi për të ngritura dhe vënë në veprim struktura të tilla do të mbetet thjesht një tentativ.Si përfundim  dua të them se nuk është mekat për një forcë politike të kerkojë mandat, pasi kjo ndodh në vendet Top of FormDemokratike që janë kërkuar mandatë nga forca politike edhe me shumë se dy herë radhazi, por pas një rezultati konkret, ku janë realizuar të paktën pjesa më e madhe e premtimeve. Gjithashtu lider të ndryshëm në vendet demokratike edhe në raste të tilla kanë mbajtur krahun për veten e tyre dhe kanë nxjerrë në skenë të tjerë. Apo ka pasur lider, të cilët janë konsumuar dhe për të ruajtur forcen politike nga rezultatet katostrofike kanë nxjerrë të tjerë në skenë. Ky dhe ketë nuk ka moral ta bëj, pra të ruaj sadopak forcën politike por do të shkojë drejt rrokullisjes së pakthyeshme sëbashku me forcën politike që padrejtësisht e ka uzurpuar. E ka kriminalizuar dhe po e shkërmoq krejtësisht.

-Faleminderit!

“Rama ka moral të pranojë humbjen, por do të shkojë drejt rrokullisjes së pakthyeshme sëbashku me forcën politike që padrejtësisht e ka uzurpuar. E ka kriminalizuar dhe po e shkërmoq krejtësisht…”

Të ngjashme