Politike
Gjithçka mbi Evi Kokalarin, gjirokastriten me bazë në SHBA që po mbështet Sali Berishën në luftë me Lulzim Bashen.
7 Tetor, 2021 | 3:13 pm
Lufta politike mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit tëPartisë Demokratike Lulëzim Basha, ka sjellë një figurë të re qëqëndron në krahë të Berishës, qëkur ky i fundit nisi “ciklin e foltoreve” për të nisur një referendum brenda partisë dhe njëlëvizje anti-Basha.
Bëhet fjalë për shqiptaro-amerikanen Evi Kokalarin. E lindurdhe e rritur në Tiranë në një familje mjekësh e cila prej viteshjetonte në SHBA, babai i së cilës është i ndjeri Dr. PetritKokalari, ajo është parë të qëndrojnë në krahun e djathtë të ish-kryeministrit, kudo që Berisha shkon pas përjashtimit.
Kokalari njihet si aktiviste e qarqeve republikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje ajo gjatë zgjedhjeve të vitit tëkaluar deklaronte se kishte njohje me Donald Trump dhe se ishtetakuar me të dhe se gjatë zgjedhjeve ka qenë pjesë e stafeveorganizative të mbështetsve të Trump-it.
Karriera në SHBA
Në vitin 1999 ajo nisi karrierën si agjente shitje e pasurive tëpaluajtshme. Në vitin 2000, ajo filloi të të shiste prona të voglainvestimi. Sic është shprehur në një CV të saj asaj iu deshën vitepara se të ishte gati për transaksione më të mëdha.
E njohur ndryshe me mbiemrin Evi Angelakis ajo ka qenëanëtare e Bordit të Pasurive të Paluajtshme të Nju Jorkut dheICSC. Ajo është gjithashtu ka qenë anëtare e Komitetit Tregtartë REBNY’s Queens. Ka themeluar Golden Key Realty Group, një kompani që ajo krijoi disa vjet më parë, me një fokus nëpronat e shumë familjarëve, Qendrat Tregtare, Ndërtesat e Zyrave dhe Sitet e Zhvillimit.
Evi ka dy dekada përvojë duke bashkëpunuar ngushtë me zhvilluesit në planifikimin, marketingun dhe shitjen e ndërtesavetë reja të banimit.
Prezenca në politikën shqiptare
Në zgjedhjet e kaluara parlamentar ku Partia Demokratike humbi së bashku me aletët, EvI Kokalari u lakua si një ngaemrat që do të kandidonte për deputete në qytetin e Gjirokastrës, nga ku ka dhe origjinën e saj.
E importuar nga një SHBA, vend i cili pjesë themelore tëdemokracisë ka ‘’luftën brenda llojit” në parti, Kokalari kasulmuar shpesh Lulëzim Bashën si një dështim të PartisëDemokratike duke mos kursyer as deputeten Grida Duma dhe as deputetin Ervin Salianji.
“Grida Duma është e vetmja që i ka ngelur Lulëzim Bashës, tëtjerët janë me lëvizjen tonë” – është shprehur Kokalari përDumën .
Ndërsa Salianjin e ka ironizuar me një status nëFacebook : “O Salianj më raftë pika sa i voçkël që je. Po të kishendenjur me burrat si Sali Berisha dhe jo mbas fustanit të Gridës, do e kishe mësuar kush është Evi Kokalari. Pi pak qumështtashti.”/Kryefjala.com
Marrëdhënia me Yuri Kim
Si një “frymë” e re në PD , ajo shfaqet si një person me njohjedhe kontakte me botën amerikane të politikës. Pak kohë më parëambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim postoi një foto në Tëiter me Kokalarin ku shprehej: “E gëzuar qëtakoj Evi Kokalarin, duke parë mundësitë e qëndrimit afër me miqtë shqiptaro-amerikan”.
Fakti që Berisha është shpallur non-grata nga SHBA, bërikonfuz opinionin publik teksa Kokalari shfaqej me ambasadoren. “Yuri Kim e kam mikeshë. Njerëzit u bënëkonfuzë se në mëngjes isha me të e mbasdite me Berishën”- është shprehur Evi Kokalari./Kryefjala.com