Kryefjala Logo

Gjermanët shpjegojnë se pse Kosova nuk u vizitua nga Angela Merkel

14 Shtator, 2021 | 1:18 pm

Angela Merkel ka zgjedhur Tiranën dhe Beogradin si destinacionet e fundit të largimit të saj nga politika, për të vizituar në rajonin e Ballkanit. Ditën e djeshme ajo i dha duart e lamtumirës Alexander Vucic ndërsa aktualisht ndodhet ende në Tiranë duke iu përmbajtur agjendës së saj.

Janë ngritur pikëpyejte për faktin që kancelarja gjermane nuk vizitoi dhe as nuk do ta bëj një gjë të tillë dhe në Prishtinë. Gazeta Express ka kërkuar një komunikim me Christian Lichtwardt  në zyrën për media të qeverisë së Republikë Federale të Gjermanisë.

Ky I fundit është shprehur mbi vështirësinë e kohës dhe logjiksitikës për të kryer këtë takim në Kosvës, duke rënë dakort që të zgjidhej kryeqyteti shqiptar, Tirana si vizitë pas Beogradit.

“Logjistikisht dhe në aspektin kohor, do të kishte qenë e vështirë të udhëtosh në të gjashtë kryeqytetet.  Prandaj, ne jemi të kënaqur që të gjithë ranë dakord të vinin në Tiranë”, është shprehur Lichtwardt.

Të ngjashme