Kryefjala Logo

Fushata zgjedhore/ Facebook paralajmëron partitë shqiptare

8 Mars, 2021 | 9:57 pm

Facebook bëri me dije të hënën se partitë politike në Shqipëri se duhet të jenë transparente për mënyrën se si i financojnë reklamat politike në faqet e rrjetit social përpara zgjedhjeve të prillit.

Sipas AP, në një deklaratë të FB thuhet se duke nisur nga e enjtja, të gjithë reklamat politike dhe elektorale në Shqipëri duhet të vijnë nga reklamues të autorizuar.

Facebook thekson se të gjithë reklamat do kenë mbishkrimin: të paguara.

Ato duhet të jenë të autorizuara në vend.

Shqipëria voton më 25 prill. Për shkak të pandemisë, shumica e fushatës mund të bëhet në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook,

Që prej dy vitesh, Facebook e ka bërë të qartë se kërkon transparencë për reklamat politike.

Të ngjashme