Kryefjala Logo

Fjalimi prekës/ Përlotet Flutura Açka: Luftoj edhe për tim bir

25 Mars, 2021 | 9:34 pm

Fushatën e opozitës në sheshin “Nënë Tereza” e hapi shkrimtarja Flutura Açka, kandidate në qarkun e Elbasanit.

E emocionuar, kandidatja demokrate tha se nuk di të mbajë fjalime politike, por të flasë me zemër.

“Unë jam Flutura Açka, shkrimtarja shqiptare. Të nderuar shqiptarë dhe demokratë, të nderuar kandidatë, i nderuar zoti Basha. Unë nuk di të mbaj fjalime politike, por di të flas me zemër. Edhe pse jam njeri i fjalës, nuk e kam të lehtë të ndaj emocionin, nis edhe më merret goja kur flas për gjëra shumë të dashura”.

“Mjekë, inxhinierë, profesionistë po ikën sepse nuk kishin mundësi. Ne do t’ia dalim t’i kthejmë, vetëm duke ndrequr demokracinë. Ose të ndreqim demokracinë tonë, ose të shkojmë në diktaturë. Të fillojmë ta ndreqim që sonte demokracinë. Vetëm kështu do ta çlirojmë Shqipërinë nga baronët e drogës, baronët e kullave,” tha Açka.

Shkrimtarja e prekur tha se edhe shqiptarët janë në të njëjtin front si në vitin 1990. Duke cituar shkrimtarët e mëdhenj, ajo tha se nuk mund të qëndronte indiferente.

“Kapërcimi nga vetmia te shumria e njerëzve nuk është e lehtë. Nuk ka qenë hezitim, por përgjegjësi për të thënë po, vetëm pak çaste për të vendosur. T’i thuash jo në kohërat si tona, nuk bën gjë tjetër vetëm se pohon postulatin e Dantes për vendin që kanë në ferr indiferentët për kohët e turbullta. Unë vendosa të mos isha indiferentë në kohëra kaq të turbullta. Më shtytë të shoh një botë që më ka bërë edhe më të ndjeshme se magjia e fjalës. Duke hyrë në zemër të demokracisë po zbuloj se çfarë i shtyn këta shqiptarë të thjeshtë të trokasin portë më portë që ndajnë me mua çdo ditë. Besoj se ajo shtysë është vetëm besimi te fitorja”.

Në fund, Açka tha se po lufton edhe për të birin e saj të ndjerë, duke theksuar se kjo është beteja e dy njerëzve të drejtë. Po luftoj për ëndrrën e pakryer të tim biri për ta parë Shqipërinë në Europëtha ajo.

“Në fakt, nuk jam thjesht një grua që valëvitet mes shkrimit dhe politikës, tek unë luftojnë dy njerëz që luftojnë në një trup. Bashkë me mua lufton edhe im bir, ëndrra e pakryer e të cilit për ta parë Shqipërinë në Europë është pjesë e betejës time. Ndaj, kundërshtarit tim politik do t’i duhet të përballet me dy qenie të drejta, luftarake dhe pa kompromis, në detyrën e shenjtë të ndreqjes së demokracisë shqiptare,” tha ajo./Syri/

 

Të ngjashme