Kryefjala Logo

Elbasan/ Prishen festimet e Ditës së Verës, qytetarët shpërthejnë me thirrjet “Rama Ik”. Ndërhyn policia

13 Mars, 2021 | 11:43 pm

Festimet e Ditës së Verës janë ndërprerë nga forcat policore në qytetin e Elbasanit. Efektivët e rendit kanë kërkuar respektimin e orarit të karantinës.

Sipas faxweb qytetarët janë revoltuar duke ‘shpërthyer’ në thirrjet “Rama ik” të cilat kanë vijuar në jehonë në të gjithë bulevardin e Elbasanit.

Më tej administratorët kanë mbyllur lokalet dhe qytetarët i janë drejtuar shtëpive. Megjithëse pritej që këtë vit të mos festohej për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, qytetarët nuk e kanë pritur aspak mirë ndërprerjen e festës së tyre.

Të ngjashme