Kryefjala Logo

Edi Rama flak Sandër Lleshin “dil në rrugë që të shqyejnë ata që i masakrove me gaz lotsjellës dhe dajak”.

9 Mars, 2021 | 12:19 pm

B1BA33FD B3D9 43B1 82B2 D6567FD85974Edi Rama ka nxjerrë listën më të keqe të mundshme për PS-në. Më saktë edhe më të keqe se sa bëri Lulzim Basha në vitin 2017 kur largoi të gjitha ikonat e PD e natyrisht voli humbjen.
Edi Rama e di më mirë se kushdo se si janë sondazhet reale për 25 prillin, pavarësisht se Rilindja ka blerë kompanitë e sondazheve dhe mundohet të krijojë përceptim në publik se prapë fiton Rama.
Edi Rama ka hartuar këtë listë humbëse se do të humbë sikur të ngrihet dhe Enver Hoxha nga varri e të marrë partinë e tij historike, ndonëse PS-ja e sotme nuk ka asnjë lidhje me socialistët apo komunistët e vërtetë.
Edi Rama e firmosi këtë listë duke përjashtuar Ditmir Bushatin dhe një numër deputetësh me integritet, të cilët nuk kishin asnjë akuzë korrupsioni, sepse nuk i duhen në parti pas humbjes, pasi do të ngrihen kundër tij, madje edhe do ta shkarkonin.
Edi Rama largoi dhunshëm Fatmir Xhafajn, hartuesin e Reformës në Drejtësi, sepse ai ishte konkurenti më i besueshëm për t’i marrë drejtimin e PS-së pas 25 prillit. Dhe jo pa mbështetës në PS, duke filluar me Gramoz Ruçin, etj.
Edi Rama spostoi deri në tallje Pandeli Majkon, dy herë ish-kryeministër i PS-së, pasi nuk ka besim te ai pas 25 prillit. Edhe tani nuk i beson, por e mban si stoli doku komunist.
Edi Rama la kastile në “vijën e vdekjes” Blendi Klosin në Berat, Niko Peleshin në Korçë, Gramoz Ruçin në Fier, Damian Gjiknurin në Vlorë, Mimi Kodhelin në Tiranë etj., ku asnjëri nuk fiton dhe Rama ia hedh pushtetit të ri për ti grirë mish!
Edi Rama la edhe Erion Veliajn në dilemë të madhe për Tiranën, pasi ky i fundit nuk fiton me Ervin Bushatin apo Elisa Spiropalin në Qarkun Tiranë. Erion Veliajt i ka ikur buzëqeshja dhe humori qëkur doli lista “Rama” në Tiranë.
Imagjinoni Ervin Bushatin para Pandeli Majkos, Fatmir Xhafës dhe Mimi Kodhelit!
Një tmerr për socialistët!
Edi Rama e ka një strategji edhe ndaj kryebashkiakut tiranas, të cilin e shikojnë si zëvëndësues të Ramës në PS apo si formulë kompromisi të së majtës. E prishi listën e menduar nga Erion Veliaj që të mos kapi numrin e deputetëve dhe më pas ta var në selinë e PS-së.
Edi Rama e hodhi edhe ish-ministrin e brendshëm Sandër Lleshi. E përdori, bile deri në poshtërim e tani i tha “dil i vetëm në rrugë që të shqyejnë ata që i masakrove me gaz lotsjellës dhe dajak”.
Edi Rama ka vetëm një synim: të mundohet të mbajë PS-në pas 25 Prillit si një ombrellë politike ndaj pushtetit të ri, pushtet që me siguri do ta shkatërrojë keq.
Edi Rama mbetet i qartë për fatin e tij!
Nga Herion Mesi.

Të ngjashme