Politike
Deputetja e PS Luljeta Bozo për Berishën: “E ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në Parlament”
6 Shtator, 2021 | 10:55 am
Pas shpalljes “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha, në shumë opinione është menduar se ky i fundit nuk duhet të futet në parlamentin e ri si deputet. Vetë ambasadorja Yuri Kim ka deklaruar se në asnjë mënyrë Berisha nuk duhet të futet në Parlamentin e ri.
Deputetja më e moshuar e PS, Luljeta Bozo ka komentuar mbi vendimin e SHBA dhe deklaratat e ambasadores duke mbrojtur idenë se është e drejta e Berishës të shkojë në parlament teksa rikujton se ai është votuar e mandatuar nga populli.
“SHBA-të që kanë marrë atë vendim kanë pasur arsye shumë të forta, nuk e diskutoj fare, aq më tepër për një person që ka drejtuar për aq vite. Nëse hyn apo jo në parlament kjo varet nga dëshira e personit vet. Atë e ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në Parlament”, është shprehur Bozo.