Kryefjala Logo

Berisha në listën e zezë të SHBA, vjen reagimi i parë nga Soreca

23 Maj, 2021 | 10:40 am

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka refuzuar që të komentojë vendimin e SHBA-ve për të shpallur të padëshirueshëm ish-kryeministrin Sali Berisha.

I pyetur nga gazetarët në Korçë mbi këtë vendim, Soreca i shpreh: Nuk kam koment për këtë, është një vendim që është marrë nga SHBA-të.

Nga Korça, Soreca nënvizoi se vendi ynë ka bërë shumë progres në luftës kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, por duhet të bëjë më shumë.

“Është kënaqësi të takohemi me të ardhmen e Shqipërisë dhe kjo e ardhme e Shqipërisë janë të rinjtë e saj. Gjatë këtij rrugëtimi kemi biseduar me krerët e bashkive për punën që duhet të bëjnë dhe për të ardhmen për procesin e integrimit drejt BE. Nuk kemi qenë kurrë më parë pranë fillimit të negociatave. Ne po tregojmë projektet programet që janë financuar nga BE.

Është një moment i rëndësishëm që tu tregojmë shqiptarëve që Europa është këtu. Shqipëria ka bërë hapa shumë të rëndësishëm para sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, kjo nuk mjafton, por mjafton që të çelen negociatat, por ka ende shumë punë për të bërë”, tha ai.

 

Të ngjashme