Balluku akuzon Sali Berishën për bllokimin e aeroportit: Doni të prishni imazhin e Shqipërisë

1 vit më parë

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, bëri një deklaratë nga Aeroporti i Rinasit, gjatë konferencës për shtyp pas takimit me kontrollorët, të cilët janë futur në grevë urie, me pretendimin se nuk janë të aftë të punojnë, pas uljes së rrogës.

Ministrja Balluku sulmoi grevistët, kur tha se gjithçka është në kuadër të fushatës elektorale, për të bllokuar vaksinat, që do të vinin mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Rinas.

“Pavarësisht se kanë zgjedhur këtë mënyrë për të operuar, kjo është një grevë e pastër në thyerje të Kodit të Punës, sepse janë arsyetuar të gjithë në të njëjtin moment, duke deklaruar paaftësi”.

“Unë e kuptoj Sali Berishën, sepse e gjitha kjo është një organizim i mirëfilltë politik, në një moment fushate. Për shkak të fushatës elektorale dhe për shkak të të gjitha skemave politike, që po aplikohen, sot në aeroportin e Rinasit nuk do të vijnë dot vaksina, që do të vinin sot pasdite”.

“Sot në Aeroportin e Rinasit, për shkak të kësaj fushate, brenda fushatës elektorale për të nxirë faqen e Shqipërisë, për të prishur imazhin, po ndodh dhe diçka tjetër, po afektohet e gjithë shoqëria”, tha Balluku.

Të ngjashme