Kryefjala Logo

Lajmi fundit – Angela Merkel viziton Shqipërinë në 14 shtator

1 Shtator, 2021 | 2:30 pm

Kryekancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Shqipërinë në datën 14 shtator 2021. Takimi pritet të ndodhë në kuadër të procesit të Berlinit ku do të jenë prezen liderë të Ballkanit Perëndimor.

Kjo është një iniciativë e vetë Kancelares. “Berlini zyrtar konsideron se Tirana  dhe Rama për keto vite kanë relaksuar marrëdhëniet mes vendeve, vecanërisht Tiranë-Beograd” është shprehur Merkel.
Në takimin e këtij shtatori do të jenë pjesë të gjithë liderët e rajonit përvec presidentit serb.

Rikujtojmë se Merkel ka vizituar Shqipërinë për herë të fundit në Korrik të vitit 2015. Kancelarja gjermane, Angela Merkel,  qëndroj në një vizitë historike në kryeqytetin shqiptar në kuadër të turit Ballkanik. Në atë kohë u prit nga delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe zëvendësministrja e Jashtme Odeta Barbullushi.

Të ngjashme