Politike
Ambasadorja i shkruan Metës live, presidenti: I them Ambasadores Amerikane boll ndërhyre në punët e brendshme
23 Prill, 2021 | 10:22 pm
Presidenti Ilir Meta ka bërë të ditur në Çim Peka Live se gjatë intervistës që po zhvillonte në studio, ambasadorja amerikane i ka dërguar një mesazh, ku i kërkonte që të mos përmendte më cfurqet.
Ndërkohë që po live, Presidenti Ilir Meta, i ka kërkuar ambasadores amerikane që të mos marrë në mbrojtje, Edi Ramën
‘Tani live sapo më shkruajti ambasadorja Yuri Kim për të mos përmendur më cfurqet. I them ambasadores amerikane live që të mos marrë më në mbrojtje Edi Ramën.
E perqafoj ambasadoren amerikane dhe i them boll nderhyre ne punet e brendshme te Shqiperise ne kete menyre te njeanshme.’