A janë të sigurta vaksinat e AstraZeneca që vijnë nesër në Shqipëri? Danimarka i pezulloi

Vials with a sticker reading, "COVID-19 / Coronavirus vaccine / Injection only" and a medical syringe are seen in front of a displayed AstraZeneca logo in this illustration taken October 31, 2020. REUTERS/Dado Ruvic/Illustration - RC2JUJ99ROZB

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh ditën e sotme se nesër do të vijnë 38,400 doza të vaksinës AstraZeneca nëpërmjet Covax.

Kjo vaksinë para disa ditësh u pezullua përkohësisht nga Danimarka, arsyeja për këtë vendim është paraqitja e disa rasteve të mpiksjes së gjakut që janë paraqitur mes njerëzve që janë vaksinuar me vaksinën AstraZeneca, raporton Zoom.al

Raportimet është duke u hetuar edhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Pas pezullimit 14 ditor të vaksinës, autoritetet shëndetësore do të lëshojnë vlerësim të ri.

Në lidhje me “efektin e mundshëm anësor serioz” të mpiksjes së gjakut, ministri danez i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, tha në Twitter se është shumë herët “për të konkluduar nëse ekziston një lidhje”, duke theksuar nevojën për një hetim të plotë.

Arsyeja për pezullimin e vaksinës AstraZeneca është vdekja e një pacienti i cili dyshohet nga autoritetet shëndetësore se është i lidhur me vaksinën. Sidoqoftë, ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Gjatë fjalës së saj, Ministrja e Shëndetësisë konfirmoi se nesër pritet ardhja e vaksinave të AstraZeneca, për të filluar menjëherë me vaksnimin e mësuesve.

“Nesër pritet të mbërrijnë një sasi prej 38,400 vaksinash të AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax. Siç jeni në dijeni Shqipëria ka hedhur hapa që prej fillimit të krijimit të këtij mekanizmi, duke parapaguar 4 milionë dollarë. Do të fillojë menjëherë vaksinimi i mësuesve dhe do të vijojë dhe vaksinimi i moshës +80 vjeç”, tha Manastirliu. Prof. Silva Bino konfirmoi se vaksina e AstraZeneca do të përdoret në të gjitha grupmoshat, siç përdoret vaksina Pfizer.

Previous articleAnes i ka ngelur mendja tek Atdheu, ja ç’thote!
Next articleKryemadhi tallet keq me Ramen e krahason me çingijet e Nuri Beut