Kryefjala Logo

Po pastronte makinerinë e mishit, humb jetën 50 vjeçarja shqiptare në Greqi

30 Shtator, 2023 | 10:49 am

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin Mesolongi të Greqisë, ku një grua shqiptare ka humbur jetën gjatë një aksidenti në vendin e punës. Sipas mediave në vendin fqinj, viktima 50-vjecare, kishte shkuar për të pastruar makinerinë që pret mishin në një dyqan, por fatkeqësisht, në një moment i janë bllokuar flokët tek makineria dhe ka humbur jetën duke “u bërë copa”.

Cka e bën më tragjik incidentin është se e gjithë skena ndodhi përpara syve të vajzës së viktimës, e cila shoqëronte të ëmën. Vajza nisi të bërtasë dhe në vendngjarje shkoi policia, ambulanca dhe forcat zjarrfikëse. E bija, për shkak të ngjarjes së rëndë, ka mbetur e traumatizuar.

Bëhet me dije nga informacionet paraprake se gruaja shqiptare dhe vajza e saj punonin të dyja duke pastruar nëpër dyqane, teksa jetonin prej 2 vitesh në Mesolongi së bashku edhe me djalin e viktimës, 10 vjeç. Ajo ishte larguar nga Shqipëria pas ndarjes nga bashkëshorti dhe kishte shkuar në Greqi.

Një banor i lagjes ku jetonte viktima, ka folur me fjalë pozitive për të ndjerën, i pyetur nga mediat, duke u shprehur:
“Ajo ishte shumë e mirë, punonte nga mëngjesi deri në darkë me vajzën duke pastruar dyqane për të nxjerrë bukën e gojës”

Të ngjashme