Lajme
Po ktheheshin nga dasma,si u shua në aksident familja shqiptare,familjarët të pikëlluar
17 Nëntor, 2021 | 11:45 am
Një gëzim familjar i kishte bërë bashkë katër anëtarët e familjes shqiptare që u shua në Greqi një ditë më parë. Ata po ktheheshin nga një dasmë në momentin kur u përfshinë në një aksident tragjik që i mori jetën kryefamiljarit 46-vjeç, të shoqes 43-vjeç dhe vajzës së tyre 22-vjeçe.
Ndërkohë djali i familjes 17-vjeç, ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Familjarët e të ndjerëve kanë mbushur rrjetin me dedikime mjaft prekëse, ndërsa njëri prej tyre ka zbuluar edhe detajin tragjik që rruga e kthimit nga dasma u kthye në një tragjedi për ta.
“Ah bre zemrat e mia, erdhët për dasmë dhe nuk shkuar dot në shtëpi të gjallë. Zoti iu pastë afër inshallah,”, shkruan i afërmi në rrjetet sociale.
Familja 4 anëtarëshe me origjinë shqiptare u aksidentua ditën e djeshme në zonën e Lamias, në Greqi pasi u përplasën me një trajler. Si pasojë e përplasjes së fortë makina e tyre u shkatërrua tërësisht.