Lajme
Përfshihet nga flakët një pallat në Tiranë, evakuohen banorët
21 Janar, 2025 | 5:56 pm

Një pallat shumëkatësh është përfshirë nga flakët këtë pasdite në rrugën “Reshit Petrela” në kryeqytet.
Zjarri ka rënë në katin e 8-të të një pallati ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur dhe shërbimet e zjarrfikëses teksa po punojnë për shuarjen e flakëve.
Gjithashtu shërbimet e policisë po marrin masa për evakuimin e banorëve ndërsa deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale. Ende nuk janë bërë me dije faktorët që kanë shkaktuar flakët.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale,” njoftimi i policisë.