Kryefjala Logo

Përfshihet nga flakët fabrika e vajit në Tiranë

2 muaj më parë

Policia bëjnë me dije se një fabrikë është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të hëne në zonën e Vaqarrit në Tiranë.

Mësohet se bëhet fjalë për një fabrikë vaji, me administrator shtetasin H. S. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Si pasojë e zjarrit mësohet se ka vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen si cilat kanë qenë shkaqet e zjarrit në fabrikën e vajit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.

Të ngjashme