Lajme
Përdhunimi i vajzave në Berat, flet nëna; Nuk janë përdhunuar, ka qenë e lidhur me kushuririn e parë
18 Dhjetor, 2023 | 5:54 pm
Ngjarja tronditëse e përdhunimit të dy vajzave në Berat, 19 dhe 16 vjeç ka marrë një tjetër rrjedhë shokuese. Dy vajzat denoncuan pak ditë më parë 33-vjeçarin Ardit Nano dhe 20-vjeçarin Andon Shoshari, po nga Berati, se kishin kryer marrëdhënie seksuale me forcë me to.
Denoncimi u bë në polici nga njëri prej bashkëshortëve të vajzave pasi këto të fundit i kishin treguar se ishin të tronditura nga ajo çfarë u kishte ndodhur. Por sot, nëna e tyre, Rudina Jashari ka rrëfyer një tjetër version shokues të kësaj historie.
Siç tregon ajo, vajza e vogël 16 vjeçe ka qenë e lidhur prej dy vitesh me njërin nga përdhunuesit e akuzuar, 20-vjeçarin Andon Shoshari të cilin e ka edhe kushëri të parë, djalë halle.
Ajo ka mohuar që e mitura të jetë përdhunuar ndërsa ka kërkuar që dy djemtë e arrestuar të lirohen. Ndër të tjera, Jashari tregon se e bija është e martuar me një burrë tjetër dhe janë kunati dhe kunata e saj që e kanë futur në këtë histori.
“Vajza ime ka pasur një lidhje me Andon Shesharin, para dy vitesh. Vajza ime u martua më pas te Embra Kovaçi. Për shkak të xhelozisë ka pasur shtyrje. Problemet ka pasur vetëm nga ata. Mamaja e Andonit dhe burri im janë vëlla e motër. Po kanë qenë të lidhur para dy vitesh, vajza ime me Andon Shesharin. Vajza ime është e martuar prej 1 muaj e gjysmë. Çunat nuk kanë faj. Ato e shtynë gocën time që të flasë këto fjalë. Unë vajzën time nuk e dua në atë shtëpi. E kanë shtyrë kunata dhe kunati. Janë xhelozë. Unë çunat i dua jashtë burgut. Nuk e kanë ngacmuar dhe nuk e kanë përdhunuar. Janë gënjeshtra. Nuk kam mundur të flas me vajzën time, nuk e lënë ata. Unë dua të pyes dhe vajzën se çfarë ka ndodhur. Vajza u nda nga Andoni se nuk e lashë unë, janë kushërinj të parë. Ka qenë kunati që ka bërë denoncimin”, tregoi Rudina.