Lajme
Për herë të parë,katër shqiptarë fitojnë zgjedhjet në SHBA
10 Nëntor, 2023 | 9:38 am

Në New York dhe New Jersey janë mbajtur zgjedhjet për disa qarqe dhe fitues janë Vedat Gashi nga Kosova, Violeta Berisha nga Puka, Edit Shkreli nga Shkodra dhe Emiljana Ulaj nga Tirana.
Emiljana Ulaj nga Tirana është zgjedhur ligjvënëse e Qarkut Westchester.Edit Shkreli u zgjodh gjyqtare e Gjykatës Civile në New York, në Bronx. Ajo ka punuar si avokate me shumë eksperiencë, në New York.
Violeta Berisha nga Puka është zgjedhur kryetare e Bashkisë Fairview, New Jersey.Vedat Gashi ka shpallur fitoren në garën për Distriktin e 4-të të Legjislaturës së Westchesterit. Ai është rizgjedhur ligjvënës i Qarkut Westchester.