Lajme
Pas mbylljes së Ambasadës Gjermane, ja se kur hapet Sektori Konsullor për takime
20 Shtator, 2021 | 11:56 am
Prej ditësh Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë ka qenë e mbyllur për takime. Njoftimi i fundi bënë me dije se Sektori Konsullor i Ambasadës do të rihapet nga dita e nesërme.
Ambasada në rrjetet sociale:
“Sektori Konsullor i Ambasadës Gjermane është i hapur përsëri që nga dita e martë 21.09.2021; Personat, të cilët janë informuar për të tërhequr pasaportat e tyre do të paraqiten në oraret e caktuara. Aplikuesit të cilët preken nga mbyllja do të pajisen me takim të ri. Ju lutemi te mos dërgoni pyetje në lidhje me këtë cështje. Këtyre pyetjeve nuk do ju përgjigjemi” thuhet në njoftim.