Kryefjala Logo

Pas 5 ditësh kërkimesh, gjendet i pajetë prezantuesi i BBC

9 Qershor, 2024 | 11:17 am

Gazetari i BBC, Michael Mosley, i cili kërkohej prej së mërkurës, pasi u zhduk në rrethana të mistershme, u gjet në zonën Agjia Marina të ishullit grek Simit, ku ishin përqendruar edhe kërkimet e ekipeve të ndihmës së shpejtë.

67-vjeçari, ishte larguar në mesditë nga shtëpia e miqve ku ndodhej për të shëtitur dhe më pas nuk u kthye më.

Për gati 100 orë të afërmit dhe ekipet e shpëtimit kanë kërkuar në zona të ndryshme të ishullit por vetëm mëngjesin e së dielës është gjetur trupi pa jetë i tij.

Pritet edhe raporti i mjekut ligjor që të zyrtarizojë vdekjen e tij e cila duket se është shkaktuar nga rënia e tij nga një shkëmb prej një lartësie të konsiderueshme.

Të ngjashme