Kryefjala Logo

Organizojnë funeral për nënën e ndjerë në azil të moshurish, por në arkivol është fqinji i shtratit

20 Gusht, 2022 | 10:32 pm

Po vajtonin nënën që ndërroi jetë dhe organizuan varrimin, por e ndjera pavarësisht se ishte 101 vjeç, ishte gjallë, mysafire në shtëpinë e të moshuarve ku ishte transferuar prej disa ditësh pasi kishte dalë nga spitali.
Në shtëpinë e varrimit të ngritur në zyrën e varrimit, ishte trupi i fqinjit të saj në shtrat, rreth dhjetë vjet më i ri, për të cilin të afërmit e saj nuk kishin asnjë lajm .

Për të zbuluar gabimin e pafalshëm për të cilin flasin sot botimet lokale në Torino të Itslisë , ishte familja e njëqindenjë vjeçares e cila ishte si mysafire e një azili pleqsh në Torrazza Piemonte (provincë e Torinos). Rastin po e hetojnë karabinierët e San Mauro Torinese dhe po heton edhe prokurori kompetent.

Pak ditë më parë vajza e 101 vjeçares mori një telefonatë nga institucioni shëndetësor, duke e njiftuar për largimin nga jeta të nënës së saj.
Gruaja vazhdoi të dërgonte rrobat për t’u veshur, por qasja në azilin e pleqve u pengua nga një rast Covidi.
Ndërkohë, trupi i pajetë u dërgua në një zyrë funerali.
Aty të afërmit, të nesërmen, zbuluan ‘shkëmbimin’.
Gabimisht, azili ia kishte atribuar identitetin e së moshuarës shoqes së saj të dhomës, një nëntëdhjetë vjeçare.
Dhe të gjitha dokumentet e përfunduara raportuan identitetin e gabuar.

Të ngjashme