Lajme
“Nuk i ndau as vdekja”, bashkëshortja ndërron jetën 10 minuta pasi dha lamtumirën e fundit të shoqit në Kosovë
19 Shtator, 2021 | 11:27 am
Gjatë martesave dhe në shprehje të dashurisë thuhet fraza “derisa vdekja të na ndaje”. Duket se ndonjëherë as vdekja nuk është e mjaftueshme të ndajë dy njerëz në jetë të ndryshme. Një ngjarje e tillë ka ndodhur në fshatin Kabash të Kosovës ku Hasime Sallahu ka ndërruar jetë pak minuta pasi u varros bashkëshorti I saj.
Pas faljes së namazit të drekës është kryer varrosja e Idriz Sallahut mirëpo familjarët fatkeqsisht u është dashur që fill pas kësaj ceremonie të bëjnë lajmërimin për largimin nga jeta dhe të gruas së tij.
Lajmërimin e një ngjarje të tillë tragjike, e kanë bërë të afërm dhe banorë në fshatin Kabash. Ata kanë lajmëruar se varrimi i zonjës së ndjerë do të bëhet nën masa sigurie anti-covid në orën 18:00.