Kryefjala Logo

Njëra plagoset, tjetra arrestohet. Sherr me thika mes shoqeve në Tiranë

20 Janar, 2025 | 4:42 pm

Sherr me thika mes dy vajzave të moshës 20-vjeçe ka ndodhur ditën e djeshme në Tiranë, në një apartament në kompleksin Deliorgji.

Dy vajzat nga Durrësi ishin shoqe me njëra-tjetrën por janë konfliktuar për motive banale. Një nga vajzat ka shkuar në apartamentin e shoqes së saj dhe pas një debati e sipër një nga vajzat ka marrë thikën dhe ka goditur shoqen e saj.

Një nga vajzat është arrestuar, ndërsa vajza e dëmtuar është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati Nr. 2 raporton se vajzat ishin nën efektin e alkoolit. Pasi kanë konsumuar alkool ato kanë nisur të debatojnë dhe më pas janë konfliktuar.

Të ngjashme