Kryefjala Logo

Një tjetër rast trafiku kokaine me kontejnerin e “Bana- King”

16 Dhjetor, 2023 | 10:35 pm

 

Më 13 dhjetor 2023, në Portin e Durrësit u shoqëruan nga Policia e Shtetit mbi 20 persona të kompanisë private portuale malteze “Mariner Adriatic Sh.p.k”, e cila prej datës 25 shkurt 2021, menaxhon terminalin e kontejnerëve, me licencë të dhënë nga qeveria shqiptare raporton www.oranews.tv

Po kështu, policia e Durrësit shoqëroi dhe trupën e policisë kufitare të Portit Detar dhe u pyetën për një kontenjer të firmës “Bana King”, për të cilin kishte informacione për një sasi kokaine.

Kontejneri është lejuar të dalë nga terminali i Durrësit, pa iu bërë kontroll fizik, skanim e procedura doganore dhe është futur në një parking në Shkozet ku shkarkoi kokainën; ndërsa pas 3 orë e gjysmë, me urdhër të shefave Gramoz Traga e Gazmend Demrozi, është lejuar të futet përsëri në port e terminal pa asnjë kontroll duke e nxjerrë të pastër.

Denoncimi është ky: Më 8 dhjetor 2023, kontejneri i kompanisë “Bana King” me pronar trafikantin Trifon Murataj, është lejuar të dalë nga terminali dhe nga Porti i Durrësit, pa iu bërë kontroll fizik, skanim e procedura doganore dhe është futur në një parking në Shkozet.

Pas 3 orë e 30 minuta, kontejneri i “Ban King” me kokainë, që u lejua të dilte nga terminali i Portit të Durrësit pa asnjë kontroll; është lejuar të futet përsëri në port e terminal pa asnjë kontroll, madje u parkua te vend-qëndrimi i caktuar për të, i cili ishte mbajtur bosh nga policia kufitare dhe punonjësit e firmës private të terminalit.

Ky rast shoqërimi pas 5 ditësh, i punonjësve të firmës private dhe policëve të kufirit, që lejuan nxjerrjen nga terminali dhe rikthimin e kontejnerit të “Bana King” pas 3 orësh e gjysmë, nuk është regjistruar nga policia si hetim dhe kronologji lëvizjesh të kontejnerit për trafik kokaine, vijon raportimin www.oranews.tv.

Por është raportuar për gjoja dyshime rutinë kontrabande bananesh, kur dihet që kompania “Bana King” trafikon tonelata kokaine, madje pronari i saj Trifon Murataj është në kërkim ndërkombëtar prej 1 viti.

Të ngjashme