Kryefjala Logo

Një person qëllon katër kalimtar të rastit me thikë në Kosovë

11 Nëntor, 2024 | 7:19 pm

Një person ka qëlluar me thikë katër kalimtarë të rastit, pasditen e sotme në Ferizaj të Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”.

Sipas tij, ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrethana ende të pasqaruara.

Dyshohet se autori ka qenë duke ecur në rrugë me thikë në dorë, teksa ka nisur të qëllojë kalimtarët rastësorë. Katër personat raportohet se kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sakaq, autori i dyshuar është vënë tashmë në prangat e policisë. Ai është shtetasi E.S. rreth 59-vjeçar.

Të ngjashme