Lajme
Ngjarje tragjike në Itali, dy motrat shqiptare hidhen nga ballkoni
7 Janar, 2025 | 6:59 pm
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së martës në Xhenova, Itali, ku dy motra me origjinë shqiptare kanë rënë nga dritarja e banesës së tyre në katin e katërt të një pallati. Si pasojë e rënies, njëra prej tyre, 31 vjeçare, ka ndërruar jetë në vend, ndërsa motra e saj 34 vjeçare ka mbetur e plagosur dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Dritarja nga e cila kanë rënë motrat është e vogël, një detaj që i ka çuar hetuesit të dyshojnë për mundësinë e një vetëvrasjeje, megjithatë ngjarja ende mbetet e paqartë.
Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që njëra prej motrave mund të jetë përpjekur të vetëvritet, ndërsa tjetra mund të ketë rënë gjatë përpjekjes për ta shpëtuar, por është rrëzuar gjithashtu.