Kryefjala Logo

Ngjarje e rëndë në Burrel/ Shfaqi probleme shëndetësore në çerdhe, 2-vjeçari ndërron jetë rrugës për spital

11 Shtator, 2023 | 6:05 pm

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Burrel, ku një fëmijë 2 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja ndodhi në qytetin e Burrelit.

Gazetari Enver Doçi raporton për BalkanWeb se vogëlushi është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në çerdhe. Stafi me anë të një mjeti privat e ka dërguar në spital, por i mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.

Mësohet se i mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella. Do të jetë eksprtiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Të ngjashme