Kryefjala Logo

Nën efektin e drogës, zbardhet autopsia e tre të rinjve që humbën jetën në Itali

2 muaj më parë

Mjekësia ligjore në Itali ka nxjerrë autopsinë për vdekjen e tre të rinjve, mes tyre dy shqiptarë në një aksident me makinë, ngjarje e ndodhur në mesnatën e 8 dhjetorit të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për tre 20-vjeçarët, Altin Hoti, i cili ishte edhe shoferi i makinës, Egli Gjeci dhe vajza italiane Guilia Di Tillio.

Sipas mediave italiane ‘ata nuk i kishin lidhur rripat e sigurimit dhe kishin pirë alkool dhe substanca psikotrope, hashash ose marihuanë.’ Ky është rezultati i analizave që iu besuan mjekut Antonello Cirnelli.

Autopsia konstatoi menjëherë se tre të rinjtë vdiqën nga mbytja, por prokuroria e Pordenones kërkoi një raport shtesë për të verifikuar praninë ose jo të substancave alkoolike dhe drogave në gjakun e të treve.

Të ngjashme