Kryefjala Logo

Ndryshon akuza e Indrid Bajraktarit per mbytjen e 17-vjecares ne Velipoje

11 Korrik, 2021 | 1:22 pm

Me siguri ju kujtohet ende tragjedia e 19 gushtit 2020 kur ne Velipoje nderroi jete nje 17 vjecare pasi po bente xhiro me skaf me te riun Indrit Bajraktari. Enisa Doda ra dhe ai pasoje u mbyt.

Pas gati nje viti behet me dije se Prokuroria e Shkodres ka mbyllur ceshtjen dhe ka vendosur qe i pandehuri te akuzohet per “vrasje nga pakujdesia” dhe jo “vrasje me dashje” sic u raportua ne fillim.

Kjo akuze ndryshon gjithcka pasi i riu mund te kete nje denim minimal si gjobe ose te denohet deri ne 5 vite burg.

Ka qene prokurorja e ceshtjes,Franceskina Lekani e cila ne dosjen penale thote:i pandehuri me mendjelehtësi ka krijuar bindjen se është në gjendje që së bashku me të ndjerën të bëjë një shëtitje me motor uji,në një distancë të konsiderueshme nga bregu i detit,se është në gjendje të shmangë pasojat kriminale, mbytjen në ujë të vetë atij apo të shtetases Enisa Doda. Bajraktari, ka besuar në forcat e aftësitë e tij se mund ta bëjë shëtitjen me motor uji pa i ardhur atij apo të ndjerës ndonjë pasojë e rendë,siç mund të jetë mbytja në ujë e 17-vjeçares Enisa Doda…”, shkruan oranews.

 

Të ngjashme