Kryefjala Logo

Ndërroi jetë 12 vjeçari në QSUT, zbulohen shkaqet

8 Janar, 2025 | 5:10 pm

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar në lidhje me vdekjen e 12-vjeçarit nga Maliqit në pediatrinë e kryeqytetit.

QSUT teksa i shpreh ngushëllimet familjes, thotë se i mituri u diagnostikua me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Njoftimi:

QSUT i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 12-vjeçarit L.S në këtë moment të vështirë.

Nisur nga interesi i publikut për rastin tragjik të ndarjes nga jeta të 12-vjeçarit, informojmë se pacienti L.S. është hospitalizuar në Spitalin Pediatrik të QSUT më datë 7 janar 2024 dhe ka ndërruar jetë më datë 8 janar 2025, në orën 01:45, në Shërbimin e Terapisë Intensive Pediatrike. Pas ekzaminimeve të kryera, pacienti është diagnostikuar me miokardit akut, një sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme, e cila shoqërohet me shkallë të lartë të vdekshmërisë.

Pavarësisht kujdesit maksimal dhe trajtimeve të kryera sipas protokolleve mjekësore, ndarja nga jeta e pacientit ka qenë e pamundur të parandalohet.

Duke mirëkuptuar dhimbjen e familjes dhe interesin e publikut, QSUT riafirmon përkushtimin për transparencë dhe për ofrimin e trajtimeve më të mira për çdo pacient.

12-vjeçari Leo Sadiku ndërroi jetë në ambientet e Spitalit Universitar Nënë Tereza mëngjesin e sotëm.

Të ngjashme