Kryefjala Logo

Naim Murseli bleu armën disa orë para krimit

11 Dhjetor, 2023 | 3:23 pm

Naimi Murseli, dyshohet se e ka blerë armën disa orë përpara vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona (Ademaj) Murseli tek shtetasi Tomë Dodaj, i cili është lënë në qeli nga gjykata e Prishtinës.

Sipas vendimit të togave të zeza, Tomë Dodaj ua ka shitur armën tek puna e tij, Naim Murselit dhe Granit Plavës rreth orës 14:00 të mesditës së 29 dhjetorit.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.D me datë 29.11.2023 rreth orës 14:00 në vendin e tij të punës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë apo materie plasëse, ia ka shitur armën të dyshuarve N.M dhe G.P, për të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës penale Vrasje e Rëndë e të dëmtuarës- tani të ndjerës L.M.”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Naim Murseli pas vrasjes së bashkëshortes, për të cilën dyshohet se i kishte premtuar 30 mijë euro bashkëfshatarit të tij, Granit Plava, ai deklaroi para hetuesve se ajo u ekzektua nga disa grabitës të armatosur që i kishin bërë pritë në rrugë.

Në versionin e dhënë për hetuesit, ai deklaroi se i tmerruar dhe i fikësuar kishte marrë dy fëmijët nga makina dhe ishte larguar.

Eksperti i kriminalistikës: Ka pasur një konflikt mes Liridonës dhe Naimit, të afërmit e dinin
Por, sipas Naim Murseli, bashkëshortja e tij kishte mbetur në automjet dhe i kishte bërë rezistencë grabitësve, të cilët e qëlluan me armë.

Të ngjashme