Kryefjala Logo

Naim Murseli ankohet se është rrahur nga Policia

10 Dhjetor, 2023 | 2:26 pm

Babai i Naimit, Shabani ka folur për takimin me djalin e tij në burg. Ai tregon se djali i është ankuar se e kanë rrahur. Më te ai tregoi se Naimi i kishte thënë se “ka dëshmi, fakte dhe video” të forta, por se për çfarë, nuk dihet.

“Po, po, e kam vizitu. Ai më ka thënë që më kanë rrah, por jo në burg, sipas tij Policia e ka rrah. E tash une nuk e di, kontaktova me Gjakovë më thanë që me dorë s’e kanë prekë, veç nëse e kanë rrah këtu në Prishtinë. Unë e kam lajmëru edhe avokatin, patjetër që do të drejtohem edhe në IPK. Të shohim ku është rrah edhe pse, se ai s’ka rezistu kurrë.

Ai e din më së miri qysh ka me dëshmu. Ai tha që kom fakte, kom video, dëshmi të forta ka që nuk ka porositë vrasës, as nuk ka ditë që… Dmth është krejt një pistë tjetër”.

Rikujtojmë se Naim Murseli menjëherë pas arrestimit e ka pranuar autorësinë e krimit por pas takimit me avokatin, ai ka ndryshuar qëndrim duke e mohuar se ka lidhje në vrasjen e gruas.

Të ngjashme