Lajme
Moti i keq në Tiranë, plagoset polici, kaos në rrugët e përmbytura
3 Nëntor, 2023 | 6:34 pm
Stuhia ‘Ciaran’ ka prekur Shqipërinë dhe kryeqyteti prej orësh po përballet me reshje të mëdha shiu, duke bërë kështu paralizimin e shumë akseve. Problematike ngelet situata afër Pallatit me Shigjeta, ku një pjesë e aksit është përmbysur.
Ndërkohë, Lana ka dalë nga shtrati në këtë zonë, duke përmbytur disa biznese që ndodhen në anë të rrugës në këtë zonë. Sipas meteoalb, në vendin tonë do të bien gati 90 mm shi.
Si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Tiranën, një polic 37 vjeç është plagosur, pasi gjatë patrullimit në terren, është shkëputur një objekt dhe i ka rënë në kokë.
Policia bën me dije se efektivi ndodhet në spital.
“Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.
Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- njoftoi policia.