Kryefjala Logo

Mjeku Roland Xhaxho dhe e bija mashtruan prindërit e 3 vjeçarit që humbi jetën: Është në gjumë nga narkoza!

5 Tetor, 2023 | 6:33 pm

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë ku Roland Xhaxho dhe vajza e tij dentiste i morën jetën një 3-vjeçari, pas një ndërhyrje dentare. Në një dëshmi të dhënë për “JOQ”, daja i vogëlushit, Brian, ka rrëfyer se 3-vjeçari u dërgua te klinika dentare “Ina Xhaxho” pasi ankohej se disa dhëmbë i shkaktonin dhimbje.

Ai ka rrëfyer se vogëlushi qëndroi në sallë për 4 orë dhe më pas iu doëzua prindërve në gjendje kome, mirëpo ky fakt u mohua nga Roland dhe Ina Xhaxhi, të cilët i thanë se vogëlushi është ende nën efektin e narkozës.

“Djali kishte probleme me dhëmbët, kisha 3 a 4 dhëmbë të prishur. Pyetëm shumë veta me anestezi, mjek zemre vajtëm te Roland Xhaxho 2-3 herë, e çuam çunin ti rregullonin dhëmbët dhe bashkë me gocën e vet i ka bërë 14 dhëmbë çunit ja ka trajtuar dhe e ka mbajtur gati 4 orë në sallë dhe na i ka dhënë çunin në gjendje kome dhe na gënjeu. Çuni është mirë mos u bëni merak kjo është gjendja e narkozës, ndërkohë çuni ishte në gjendje kome të rënduar. Kur e çuam çunin lart në Pediatria e futën direkt në reaminacion pa oksigjen pa puls”, tregoi daja i vogëlushit.

Ndërkohë, gjyshi i të miturit ka kërkuar drejtësi, në të kundërtën do e vendosin vetë atë.

“Djalin nuk na i ktheni dot, ne duam vetëm drejtësi. Ose si njerëz dimë ta vendosim vetë drejtësinë”, tha ai për mediat.

Të ngjashme